Edmond_Trako

Mediat italiane raportojnë se më 5 tetor të vitit të shkuar në hyrje të qytetit të Barit është grabitur me dhunë, ambasadori shqiptar në Portugali, Edmond Trako. Për këtë ngjarje është lëshuar urdhër-ndalimi për një 45-vjecar, Scipione Loconsole nga Bari. Por si ndodhi ngjarje, e cila iu fsheh medias nga Ministria e Jashtme për një kohë kaq të gjatë?

Diplomati shqiptar po udhëtonte me bashkëshorten në një automjet me targa diplomatike. Ai ishte nisur për në Shqipëri përmes tragetit të linjës Bari-Durrës. Në një moment kur makina kishte ndaluar, njëri prej grabitësve hapi derën dhe sulmoi bashkëshorten e ambasadorit, duke e goditur me grushta dhe më pas i rrëmbeu cantën.

Sic raportohet në mediat italiane, ambasadori shqiptar është ballafaquar me të ndaluarin nga policia dhe e ka njohur atë si një prej grabitësve. 45-vjecari Scipione Loconsole pritet të dalë para drejtësisë