Britney Spears është nënë e dy djemve, të cilët kanë ardhur në jetë nga martesa e saj me ish-bashkëshortin, Kevin Federline. Sot djemtë e saj, Jayden dhe Sean Preston, janë në fazat e para të adoleshencës, njëri 14 vjeç deh tjetri 15. Briney është përpjekur që ata t’i mbajë larg vëmendjes mediatike, ndërkohë që së fundmi i ka habitur të gjithë me një foto të rrallë përkrah tyre.
Këngëtarja ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shfaqet me dy djemtë e saj, të cilët nuk duken shumë qartë për shkak të maskave që mbajnë në fytyrë.

“Sa shpejt fluturon koha. Djemtë e mi janë të rritur tashmë. Jam shumë krenare për ta sepse janë të sjellshëm dhe zotërinj të vërtetë. Diçka mesa duket e kam bërë siç duhet”, ka shkruar Britney gjithë krenari përkrah fotos me ata të dy.