Mjekët specialistë shpjeguan se si ndryshimi i motit, temperaturat e ulëta dhe kushtet e vjeshtës ndikojnë në shëndetin e njerëzve dhe si ta ndihmojnë trupin të përballojë më lehtë ndryshimin e stinës.


Ka dhimbje

 

Nga ndjenjat e depresionit deri te mungesa e energjisë, e deri te atakët më të shpeshtë në zemër, të gjitha këto janë pasoja që njerëzit rrallë ia atribuojnë ndryshimeve të stinëve dhe më shpesh ndodhin në fillim të vjeshtës. Ekspertët kanë renditur disa mënyra se si vjeshta ndikon në shëndetin ton.

 

Sytë e thatë:  Ajri i ftohtë dhe i thatë shpesh i than sytë dhe ju bën të ndjeni djegie.

Arsyeja është se sytë nuk mund të prodhojnë një sasi të mjaftueshme lotësh, ose ata prodhojnë lot të një cilësie më të dobët, kështu që syri nuk mund të laget, shpjeguan ekspertë nga klinika Piedmont Eye Care në Karolinën e Veriut.

Lëkura bëhet e thatë dhe e plasaritur: Ekspertët rekomandojnë përdorimin e kremrave hidratues dhe shmangien e banjove ose dusheve të gjata të nxehta, të cilat vetëm e thajnë më tej lëkurën.

 

Çdo gjë dhemb: A ndjeni më shumë dhimbje gjatë muajve të ftohtë? Ju nuk jeni i vetmi. Ata kanë treguar se ekziston një lidhje midis temperaturave të ulëta dhe dhimbjeve më të forta ose më të shpeshta, veçanërisht në zonën e qafës ose shpinës. Ka shumë teori, por sipas Anisha Dua nga Universiteti i Çikagos, arsyeja është e thjeshtë. Për shkak të rënies së presionit të ajrit, muskujt dhe indet ngjitur shtrihen. Për shkak të hapësirës së kufizuar të trupit, kjo mund të shkaktojë dhimbje.

Rrugët e frymëmarrjes

 

Jeni duke marrë frymë vështirë: Kur ajri ftohet, është më e vështirë të marrësh frymë. Ajri i ftohtë dhe i thatë mund të irritojë rrugët e frymëmarrjes dhe të shkaktojë shqetësim shtesë për njerëzit që tashmë kanë probleme me frymëmarrjen për shkak të astmës ose sëmundjes kronike pulmonare, sipas Shoqatës Amerikane të Mushkërive.