Në fjalën që mbajti para familjarëve të 21 Janarit, kryeministri Rama pranoi dështimin me drejtësinë për këtë çështje me justifikimin se qeveritarët nuk janë as prokurorë dhe as gjykatës.

“është drejtësia që i bën të gjitha këto, pushteti gjyqësor që është krejt i pavarur qoftë nga pushteti legjislativ, qoftë nga ekzekutivi. Shumëkush e konsideron këtë një përpjekje për të justifikuar faktin që dretësia ende sot nuk e ka kryer dtyrën për të vënë në vend drejtësinë për secilin nga pjesëmarrësit në atë tragjedi, për të vënë në vend të drejtën e padiskutueshme të të gjithë të afërmve prindërve motra vëllezërve dhe të 4 dëshmorëve të 21 janarit dhe për të vënë në vend atë që e materializon një proces drejtësie, të drejtën e reflektuar tek ndëshkimet. Në fakt ky nuk është një justifkim, kjo është e vërteta dhe ajo që e dallon qartësisht këtë të vetëtë nga ne me të vërtetë në kushte të tjera është se ne nuk kemi ndejtur duarkqyr

Nëse nuk jemi në përfaqsuesit e pushtetit, që mund të bëjmë prokurorë dhe gjykatës jemi ne që kemi përgjegjësinë të ngremë ngrehinën rregullatore të një sistemi drejtësie që të bëjë drejtësi për 21 janarin dhe për padrejtësi të tjera që bëhen, në kushtet kur sistemi i drejtësisë është në kushtet që bën drejtësi.

Jemi ne që vijmë nga rruga e kësaj tragjedie që kemi vendosur jo thjesht në program, as në rendin e prioriteteve programore por në rrugën e zgjidhjes problemin e madh të clirimit të drejtësisë dhe të krijimit të një drejtësie të denjë për një shtet funksional.

Nëse e shohim 21 janari me sytë e të djeshmes, pa diskutim se ka 1 mijë e 1 fjalë që mund të thuhen për të argumentuar se nuk është bërë agjë, përderisa sot 4 dëshmorët e 21 janarit 10 vjet pasi u ndanë nga jeta nuk prehen të qetë, ashtu sikundër të gjithë të afërmit dhe mitqte e tyrë ashtu sic ajo plagë dhemb nuk ka si të marrin frymë të lehtësuar nga fakti se është bërë drejtësi. Por nëse e shohim 21 janarin me sytë e të nesërmes dhe bëjmë një vlerësim objektiv të situatës së djeshme të drjtësisë. Kemi arsyet të jemi besimplote dhe të inkurajuar se transformimi po funksionon” u shpreh Rama.