ah-drejtor-o-drejtor-800x462
Hetimet për abuzim me detyrën ndaj drejtorin e Ujësjellësit në Elbasan kanë nxjerrë në shesh një aferë më të rëndë. Përgjimet zbuluan se Altin Cenolli ishte sekser i disa pedagogëve në universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Por jo vetëm kaq! Nga lidhjet që ai kishte në universitet është diplomuar edhe shoferi it ij, Jani Muslli. Përgjimet e tyre hodhën dritë mbi mënyrën si merren diplomat në këtë universitet. Muslli, për t’u diplomuar, është detyruar për t’iu përgjigjur pyetjeve të tilla se ku ndryshon Facebook nga Twitter apo Instagram? Apo, nëse e kishte shok profesorin në Facebook, shkruan gazeta Mapo. Nuk dihet si është përgjigjur, por përgjigjet e tij sidoqoftë kanë mjaftuar që ai të diplomohet. Përgjimet zbuluan që komisioni vendosi t’ia japë diplomën pasi për të kishte ndërhyrë drejtori i Ujësjellësit, Cenolli.