Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka fituar së fundmi 38.5 milionë euro nga turneu i saj “Future Nostalgia”, duke bërë që dy kompanitë e saj të vlejnë më shumë se 59.3 milionë.

Sipas , Daily Mail, kjo rritje e të ardhurave vjen nga turneu i saj botëror të “Future Nostalgia”, cili ishte planifikuar të zhvillohej  kur filloi pandemia.

Turneu nga prilli deri në qershor 2020 u anulua dhe u riplanifikua disa herë dhe vetëm tani ka rifilluar.Por për shkak se biletat u hodhën në shitje në vitin 2019, Lipa ka pasur një rritje të ndjeshme në kompaninë e saj ‘’Dua Lip Live LLP’’.Albumi saj “Future Nostalgia” ka qenë një hit mbarëbotëror dhe albumi më i dëgjuar nga një artiste femër në “Spotify”. Ajo e filloi turneun 71 ditor në shkurt, në Miami, teksa u nis në Kanada të premten, më 1 prill, përpara se të vazhdojë në Mbretërinë e Bashkuar./Lapsi.al