veli-rada-ok-563x356

Shuhet në moshën 72-vjeçare aktori i mirënjohur Veli Rada, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë dhe për më shumë se një muaj ndodhej në gjendje të rënduar. Lajmi për humbjen e jetës së aktorit është bërë i ditur mëngjesin e sotëm, 27 dhjetor.

Veli Rada është nderuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”, ndërsa në vitin 2013 Bashkia e Tiranës e ka nderuar aktorin me titullin “ Mirënjohja e Kryeqytetit”.

Veli Rada ishte aktor profesionist i estradës së Tiranës prej 35 vjetësh, por njëkohësisht ka qenë edhe komentator sportive.