Federica Mogherini, shefja në laegim për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, ka reaguar pas vendimit të Këshillit për moshapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke e kritikuar këtë qëndrim të Unionit.

Në një shkrim në blogun e saj, Mogherini thekson se sipas saj Këshilli bëri një gabim historik, duke shtuar se ajo shpreson se “mund të ndryshohet sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Unë po shkruaj pas vendimit të vështirë të Këshillit Evropian: krerët e shteteve dhe qeveritë kanë shtyrë vendimin për hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të arritur nga të dy vendet dhe kundër këshillave të Komisionit Evropian. Ishte shumë më tepër sesa një mundësi e humbur: është një gabim historik, i cili shpresoj se mund të ndryshohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Këshilli gjithashtu ka marrë dy vendime të rëndësishme: miratoi marrëveshjen e re me Londrën për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian; dhe ajo konfirmoi vendimet që kemi marrë të hënën me Ministrat e Jashtëm për ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në Siri”, shkruan Mogherini.

Javën e shkuar, Këshilli Evropian vendosi që të mos nisë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në dy ditë diskutime mes liderëve të BE, 17-18 tetor, nuk pati një vendim unanim për çeljen e dritës jeshile. Franca, Danimarka dhe Holanda nuk ishin të bindura për përparimin e Shqipërins dhe të Maqedonisë së Veriut duke shtyrë diskutimet për në maj 2020. Pas këtij vendimi, Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa qeveria shqiptare ka bërë fajtore për mos avancimin e rrugëtimit evropian problemet e brendshme të BE-së.