Nga dita e sotme ora policore do të shtyhet me 1 orë.

Izolimi i lëvizjes do të nisë nga ora 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Nga sot, 1 korriku, do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete deri në 30% duke ruajtur distancën sipas protokollit të miratuar nga ISHP.

Do të lejohet prezenca e spektatorëve edhe në aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore si dhe konferencave.

Rastet e infeksioneve në vendin tonë kanë ardhur çdo ditë duke u ulur.

Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.