Departameti Amerikan i Shtetit ka shtyrë datën e shpalljes së fituesve të lotarisë amerikane. Mësohet se lista e fituesve të lotarisë amerikane do të publikohet më datën 6 qershor dhe jo më 5 maj, siç ka ndodhur vitet e tjera. Ambasada Amerikane anuloi të gjithë takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve, përfshirë këtu edhe për fituesit e Lotarisë Amerikane për vitin 2020. 

Vendimi erdhi për shkak të krizës së COVID-19. Pak ditë më parë, presidenti Donald Trump deklaroi se do të pezullohet përkohësisht dhënia e lejës së qëndrimit të përhershëm për të huajt, (Green Card), për shkak të koronavirusit. Trump theksoi se do ketë një pauzë 60-ditore në lëshimin e Green Card, me qëllimin kufizimin e konkurrencës për vendet e punës, në ekonominë amerikane të goditur rëndë nga koronavirusi.