Katër persona kanë humbur jetën dhe 140 infektime të reja janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Viktimat janë: një 64-vjeçar nga Shkupi, një 73-vjeçar nga Tetova, një 63-vjeçar nga Gostivari dhe një 71-vjeçar nga Prilepi. Nga 1507 testimet e bëra, 140 kanë rezultuar të prekur nga virusi. Më së shumti rastet e reja u regjistruan në Shkup, në Tetovë, në Strumicë, në Kumanovë  dhe në Gostivar.Ndërkohë 134 persona janë shëruar nga virusi. Numri më i lartë i të shëruarve është shënuar në Shkup ndjekur më pas nga Shtipi dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë, janë kryer 164 639 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 15694 persona. Gjithsej 646 individë kanë humbur jetën dhe për momentin ka 1920 raste aktive. Kryeqyteti kryeson listën me më së shumë raste aktive, me 566 të tillë.