Rriten urgjencat dhe shtrimet ne spital nga koronavirusi. Deri në 30 pacientë në ditë, në gjendje të rënduar, kërkojnë shërbimin e specializuar në dy spitalet Covid.

Sipas mjekëve, të shtruar në pavijone ka nga 25-vjeçarët deri te më të moshuarit, dhe pjesa më e madhe të pavaksinuar.

Ndërsa pacientët e vaksinuar paraqesin forma më të lehta se të shtruarit që nuk kanë marrë asnjë dozë.

Në këtë periudhë, një vit më parë, ishin në kapacitete maksimale 4 spitalet Covid, si dhe spitalet rajonale në rrethe. Aktualisht, fluksi i shtrimeve po përballohet nga dy struktura, spitali infektiv dhe Covid 3 në QSUT.

Megjithatë, mjekët pohojnë se nëse do të kishim mbulesë të lartë vaksinale, shtrimet në spital dhe vdekjet nga koronavirusi do të ishin më të ulëta. /A2