Miqësorja në Cardiff mes Uellsit e Shqipërisë do të jetë ndeshja e parë në shtëpi e britanikëve përpara tifozëve të tyre, që kur ata mundën Hungarinë 2-0 në nëntor 2019 për t’u kualifikuar në finalet e Kampionatit Evropian. Për këtë arsye takimi miqësor i 5 qershorit është zgjedhur si një nga ngjarjet testuese të Qeverisë uellsiane për kthimin e sigurt të spektatorëve, madje duke kaluar nga 4,000 tifozë të parashikuar në 6500, sipas konfirmimit të dhënë nga Federata e Futbollit e Uellsit.

Ajo kundër Shqipërisë është mundësia e fundit që të grumbulluarit në kombëtare të bindin teknikun ti përfshijë në listën finale për Euro 202: “Ky kamp stërvitor do të jetë një mundësi për ekipin për t’u përgatitur për ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Francës dhe Shqipërisë. Kjo do të jetë gjithashtu mundësia e fundit për të bërë përshtypje stafin stërvitor për t’u përfshirë në skuadrën e fundit të 26 lojtarëve Euro.” shkruhet në një deklaratë në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Uellsit.

Menaxheri i përkohshëm i Uellsit, Robert Page ka emëruar një skuadër prej 28 lojtarësh për një grumbullim provizor, ku nuk është përfshirë sulmuesi i Ëest Bromëich Albion, Hal Robson Kanu. Ai ishte një nga yjet e fushatës së famshme në Euro 2016, por është përjashtuar në mars nga skuadra se theu protokollin.

Nuk do të jetë aspak problem për një grup ku mbizotëron Premier League angleze e që do të bazohet mbi Ëard, Davies, Allen, Smith, Ramsey e Gareth Bale. Miqësoret me Shqipërinë e Francën do t’i sigurojnë Page një mundësi të fundit për të vlerësuar opsionet e tij përpara një njoftimi përfundimtar të skuadrës me të cilën do të përfaqësohet në Euro 2020 të dielën.