Tregtia rajonale zhvillohet në sfond të konflikteve tregtare dhe civile ndërmjet vendeve që ndër të tjera rrisin kostot për bizneset dhe individët e përfshirë në këto procese. Një studim i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) tregon se, sistemi i drejtësisë në Shqipëri ofron kostot më të larta në rajon për zgjidhjen e çështjeve tregtare me mbi 3700 euro dhe 525 ditë. Pas Shqipërisë renditet Bosnja me 3313 euro, Kosova me 2441 euro dhe Mali i Zi me mbi 3550 euro. Për të zbutur zgjidhjen e çështjeve tregtare ndërkufitare, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal po nxit përdorimin e instrumentit të ndërmjetësimit (marrëveshje ndërmjet palëshe jashtë gjykatave).,

Studimi tregon se, instrumentet e ndërmjetësimit nuk janë një praktikë e zakonshme në rajon, por rastet kur janë aplikuar tregojnë për kosto të ulëta të proceseve dhe zgjidhje ne një kohë shumë të shkurtër. Kohëzgjatja mesatare e procedurës së ndërmjetësimit në rajon është 49 ditë, duke filluar nga 30 ditë në Shqipëri në 90 ditë në Kosovë. Kostoja mesatare e ndërmjetësimit është 566 euro, duke filluar nga 237 euro në Mal të Zi dhe 1070 euro në Shqipëri. Gjithnjë e më shumë ndërmjetësimi po shihet si një mekanizëm i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me kosto dhe kohë efektive, pothuajse në çdo nivel të shkallës së suksesit. Ndërmjetësimi jashtëgjyqësor nuk është efektiv nëse shkalla e suksesit është më pak se 5% me një normë dështimi 95%. Rezultatet e sondazhit rajonal të ndërmjetësimit midis aktorëve kryesorë tregojnë një interes të fortë në zbatimin e ndërmjetësimit jashtëgjyqësor.

Mali i Zi është shembulli se si në një ekonomi të Ballkanit Perëndimor është rritur përdorimi i ndërmjetësimit në mënyrë të konsiderueshme në një periudhë të shkurtër duke përshtatur dhe zbatuar praktikën e “Modeli i Ndërmjetësimit Italian”.

Në të gjashtë ekonomitë e Ballkanit tashmë janë të pranishëm ndërmjetësuesit dhe qendrat e ndërmjetësimit. Sipas të dhënave që rezultuan nga opinioni i biznesit në Barometrin Ballkanik të vitit 2021, 9 në 10 kompani në ekonomitë e Rajonit nuk kanë pasur asnjë rast ndërmjetësimi. Vetëm disa raste në çështjet civile ose tregtare u zgjidhën përmes ndërmjetësimit. Rreth 55% e kompanive e konsideruan ndërmjetësimin një mekanizëm efektiv për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, dhe 35% nuk ​​dhanë opinion nëse do ta merrnin parasysh ndërmjetësimin edhe në rastet e zgjidhjes së konflikteve ndërkufitare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në çështjet civile tregtare në mënyrë që të thjeshtohet dhe përmirësohet aksesi në drejtësi. Nga ana tjetër, krijimi dhe promovimi i një infrastrukture të institucionalizuar të ndërmjetësimit rajonal mund të jetë shembull për politikat publike vendore mbi ndërmjetësimin dhe të çojë aplikimin e këtij mekanizmi në shkallë më të gjerë.