azilkerkuesit-hamburg-rrahje-587x384
Qeveria shqiptare i ka kërkuar Gjermanisë që shtetasit shqiptarë që aplikojnë për azil të mos i punësojë, qoftë edhe part time. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi është kërkuar të hiqen faktorët nxitës të kërkesave për azil. Këto faktorë kanë të bëjnë me punësimin e pjesshëm apo përfitimin në vlerë monetare të përmuajshme për azilkërkuesit. Sipas Tahirit, qeveria gjermane po e shqyrton këtë kërkesë, pasi numri i azilkërkuesve shqiptarë ka arritur në shifra rekord.