Humbjen e 9 vendeve në renditjen për lirinë ekonomike të Shqipërisë, krahasuar me një vit më parë, Ilir Meta e quan rrëshqitje të frikshme.

Lexo më tej: Shqipëria hapa pas në liritë ekonomike, Kosova kalon para 

“Kjo rrëshqitje e frikshme në pikiatë e lirisë ekonomike, është pasojë e drejtpërdrejtë e cenimit brutal të të drejtave të pronësisë dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor.

Ky raport thellësisht negativ konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të konkurrencës së lirë.

Ndaj është urgjente ç’kapja e shtetit, Kuvendit, Qeverisë dhe e pushtetit gjyqësor nga oligarkët dhe interesat okulte.” – shkruan Meta në Facebook.

Presidenti i quan zgjedhjet e 25 prillit referendum, një mundësi për të nxjerrë nga ‘intubimi’, siç thotë ai, lirinë ekonomike.