Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministrja Balluku po zhvillojnë një takim me një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE. Sipas njoftimit të qeverisë, bëhet fjalë për kompani që janë të gatshme për t’u përfshirë në zbatimin e planit të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto i energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë. Gjatë fjalës së tij,  kryeministri kujtoi disa vite më parë, ku sipas tij energjia elektrike nuk paguhej ndërsa gjysma e prodhimit humbiste në rrjet. Rama shtoi se me projektet që ka në vazhdim Shqipëria synon të bëhet një vendi eksportues dhe i pavarur energjitikisht.

“Ëndrra e gjatë e hidrocentralit të Skavicës do të rris më 20% prodhimin e energjisë dhe do na lejojë të na japë një shtytje përpara drejt pavarësisë energjitike. Këto tregojnë një potencial për të shëndërruar Shqipërinë brenda kësaj dekade në një eksportues neto të energjisë. Vetëm disa vite më parë na është dashur të marrim një sistem të falimentuar të energjisë. Vetëm gjysma paguhej dhe gjysma e energjisë humbej. Me një borxh të OSSHE shkonte 5 % GDB tonë. Kjo mbështetej në një anarki dhe mungesë investimesh.” shtoi kryeministri.