Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit 434 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 8 persona kanë humbur jetën.

 

“Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2991 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 434 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
116 raste në Tiranë, 34 në Shkodër, 33 në Berat, 24 në Fier, 23 në Gjirokastër, 21 në Korçë, 20 në Elbasan, 15 në Sarandë,13 në Vlorë, 12 në Pogradec, nga 10 raste në Durrës, Lezhë, Kavajë, 9 në Krujë, 8 në Devoll, nga 7 raste në Lushnje, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Ura Vajgurore, Prrenjas, 5 në Dibër, nga 4 raste në Mirditë, Kamëz, Peqin, Skrapar, Patos, 3 në Fushë Arrëz, nga 2 raste në Kukës, Rrogozhinë, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Has, Mat, Divjakë, Roskovec, Vorë, Poliçan, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 654 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,271 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 271 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 46- 93 vjeç”, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Statistika (31 Mars 2021)
Raste të reja ditore 434
Të shëruar në 24 orë 654
Të shtruar në spitale 271
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2991

Testime totale 558,921
Raste pozitive 125,157
Raste të shëruara 91,271
Raste Aktive 31,651
Humbje jete 2235

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22035
Fier 2598
Durrës 1297
Gjirokastër 1240
Shkodër 1213
Vlorë 981
Korçë 768
Elbasan 406
Lezhë 358
Kukës 361
Dibër 330
Berat 64