Një video e shpëtimit të një maceje të ngecur nën rrënoja është publikuar në profilin Facebook të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.


Videoja është xhiruar në qytetin e Kharkiv dhe shumë shpejt është shpërndarë në rrjetet sociale. Ajo tregon shpëtimtarët që gërmojnë nëpër mbeturina për të arritur një mace.

 

Shpëtimtarët thanë më vonë se pas shpëtimit, macja iu dorëzua një gruaje e cila i premtoi se do të kujdesej për të.

 

“Kjo është një histori e vogël për një Ukrainë të madhe. Historia jonë”, thanë shpëtimtarët.

Videoja është parë më shumë se 145 mijë herë dhe ka ngjallur reagime të shumta.