Shpërthim i fuqishëm në një qendër tregtare në Armeni, dyshohet për disa të vdekur

14 Aug 2022

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në një qendër tregtare në Armeni.

Sipas mediave armene, dyshohet se kanë mbetur të paktën 3 të vdekur.

Nga informacionet paraprake mësohet se kanë mbetur ende persona të bllokuar nga flaka dhe nën rrënoja.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi shërbimin e urgjencës të Armenisë te cila kanë deklaruar se shpërthimi ndodhi në një dyqan në tregun Surmalu ku shiteshin fishekzjarre. Tregu është rreth dy kilometra (1.2 milje) në jug të qendrës së Jerevanit.

tags

Alfie Haaland, babai i fenomenit të Manchester City, Erling, i bën të ëndërrojnë klubet e mëdha të Serie A, La Liga e Ligue 1. “Mendoj se ai dëshiron të testojë cilësitë e tij në të gjithë kampionatet – ishin fjalët e babait të Haaland, të raportuara nga Times. Alfie ka folur gjatë promovimit të dokumentarit për djalin e tij, ‘Haaland, vendimi i madh’ -. Kështu, ai mund të luajë në çdo kampionat maksimumi 3 ose 4 vjet. Mund të kalojë dy vjet e gjysmë në Gjermani, dy vjet e gjysmë në Angli dhe më pas në Spanjë, Itali dhe Francë, apo jo? Nuk e dimë nëse kjo do të ndodhë”. Fjalë që bëjnë miliona tifozë të ëndërrojnë, por që shqetësojnë ata të City. Anglezët tashmë janë të çmendur pas norvegjezit, i aftë të shënojë 14 gola deri tani. I ati i Haaland shpjegoi gjithashtu zgjedhjen për të mbërritur në Premier League: “Në listën tonë menduam se ata ishin ekipi më i mirë. Bayern Mynih ishte numri dy, Real Madrid numri tre, PSG numri katër. Ekipet e tjera angleze, që po shkojnë mjaft mirë, si Liverpool dhe Chelsea, na donin gjithashtu. Pastaj ishte Barcelona. Të gjithë ishin pak a shumë në të njëjtin nivel për ne.” Barcelona, Real Madrid e PSG janë të favorizuara në këtë këndvështrim. Është vërtet e paimagjinueshme që një skuadër në Serie A të përballojë një lojtar që pas dy vitesh do të ketë një klauzolë largimi prej 180 milionë eurosh. Pa harruar se fiton rreth 30 milionë në vit. Por nëse ka një gjë që nuk kushton asgjë, është ëndërrimi.

CR7 futbollisti më me influencë në Instagram, 1 milionë dollarë për postim: Gavi 5000% rritje në një vit

Vendimi i Këshillit të PD: Në primare votojnë edhe simpatizantët

Ngadalëson ekonomia/ Në tre mujorin e dytë u rrit me 2,2 përqind

Guardiola: Nëse qëndroj të City do të jetë shumë mirë, por edhe nëse largohem klubi prapë do të jetë i përkryer

Mbledhja e Këshillit Kombëtar/ Berisha rreshton kritikat