Covid ka shtuar të prekurit mes 15 – 25 vjeçarëve. Një pjesë e tyre vërejnë mjekët po manifestojnë infeksionin me shenja të një viroze dhe pa e ditur po e përhapin atë tek më të moshuarit në familje. Për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit autoritetet shëndetësore në Tiranë kanë nisur depistimet në gjimnaze dhe universitete.

Të infektuar po rezultojnë dhe mësues, por numri I tyre është më I ulët se vitin e shkuar shkollor.

Tirana vijon të mbajë peshën kryesore të Covid 19 në vend. Thuajse gjysma e të infektuarve ndodhen në kryeqytet.

Pjesa më e madhe e të infekturave po kurohen në shtëpi ndërsa 31 prej tyre janë të shtruar në spitalet Covid, shkruan abcnews.