Policia e Tiranës ka shoqëruar nëntë punonjës të Albcontrol, në një aksion të forcave policore, që ka vijuar deri në mesnatën e djeshme.nShoqërimet e tyre për t’u marrë në pyetje janë bërë me urdhër të Prokurorisë pas kallëzimit që kompania AlbControl bëri ndaj organizatorëve. Prokuroria nisi menjëherë hetimet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ditën e sotme mësohet se punonjësit do të procedohen penalisht në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.