Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël e të Mesëm, Albert Nasto deklaroi se protestat do të vazhdojnë nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. Nasto u shpreh se kërkojnë përgjysmim dhe ngritje të të gjitha taksave të karburantit si dhe investigim të tregut.

Ai tha se në kohën e pandemisë qeveria e ndihmoi shumë pak biznesin duke theksuar se masat për krizën e shkaktuar nga lufta duhet të ishin marrë më herët.

“E kemi parë me shqetësim gjendjen aktuale. Sepse rritet çmimi i naftës. Pavarësisht se është kufizuar. Koha është emergjente dhe zgjidhja nga ana e qeverisë duhet të ishte emergjente.

Edhe në kohën e pandemisë ai ndihmoi më pak biznesin. Masat që ka marrë qeveria në paketën e ndihmës, mund të ndihmojë pak por nuk është ajo që duhet. Është e pamjaftueshme. Ne kemi thënë se duhen hequr taksat nga karburanti. Më vonë të ketë një përgjysmim të taksave.

Sot çdo qytetar paguan jo më pak se 1350 lekë të vjetra për litër për qeverinë shqiptare. Nafta dhe karburanti janë artikuj të shportës dhe sigurisë kombëtare. Shqipëria nuk duhet të kishte këtë çmim. Nëse qeveria do kishte investiguar tregun nuk do ishim në këto kushte. Kjo që po themi ne është sot përgjysmin dhe ngrirje e të gjitha taksave të karburantit”, u shpreh Nasto.