shkur
Shkurte Fejza, këngëtarja e madhe e muzikës popullore e folklorike ka prezantuar 6 motrat e saj. Fotoja është realizuar në manifestimin e 40 vjetorit të karrierës së Shkurtës.

Motra më e madhe, Hafizja ka kënduar më herët se Shkurta, të cilën vetë Shkurta e ka pasur si shembull për të vazhduar më pas profesionin e saj.

Ndërkohë, Drita është njëra ndër motrat që njihet me talentin e saj si një shkrimtare e mirëfilltë, e cila ka të botuara disa libra.

Motra më e vogël, Naxhija është njëkohësisht këngëtare, e cila në skenën muzikore i bën diku 20 vjet karrierë të suksesshme. Nga gjithë këto talente, shihet se familja Fejza është një familje që ka dhënë mjaft bukur për artin e mirëfilltë shqiptar.