As sinjalizimi se në teatrin e qytetit të rrethuar të Mariupolit kishte fëmijë të strehuar nuk i ka ndalur rusët që ta rrafshonin ndërtesën në tokë. Në të dy anët e ndërtesës ishte shkruar me gërma të mëdha fjala “fëmijë” në gjuhën ruse për të paralajmëruar avionët rusë që të largoheshin nga ndërtesa. E megjithatë agresioni i pushtuesve nuk i kurseu.

b7855c1b df4d 4341 831f b1e405befe13Deri më tani nuk ka asnjë raport zyrtar për numrin e viktimave, por mendohet se në teatër strehoheshin qindra civilë. Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët dhe thotë se nuk e ka nisur sulmin. ©Lapsi.al