10996358_10203806945760352_6575125983418964312_n
Lëvizja Socialiste për Integrim shton numrin e deputetëve në Kuvend duke i marrë edhe një tjetër deputet opozitës. Bëhet fjalë për Ylli Shehun, deputet i Partisë Republikane, i cili ka njoftuar kalimin në grupin parlamentar të partisë që drejtohet nga Ilir Meta.

Shehu ka qenë i pari në listën e PR-së në Tiranë në zgjedhjet e 2013-s dhe deri më tani ka milituar në radhët e opozitës. Por nuk i ka rezistuar dot gjatë joshjes nga LSI-ja, përcjell PortaliAlbeu.

E njohur për aftësinë e saj të jashtëzakonshme rekrutuese, partia e Metës e ka futur brenda radhëve të saj deputetin ish republikan.

Në tetor 2013, një tjetër deputet i listës republikane, Luan Duzha, kaloi gjithashtu me LSI-së.

Kjo nuk është hera e parë që në politikën shqiptare të viteve të fundit të ketë lëvizje nga njëra parti në tjetrën.