“Çfarë po ndodh me motin në botë?”, shkruajnë mediat ndërkombëtare, duke iu referuar pamjeve që vijnë nga Saharaja. Ndryshe nga sa e kemi parë më herët shkretëtirën e Saharasë, temperaturat e ulëta kanë bërë që ajo të zbardhet nga bora. Këtë vit, Saharaja është zbardhur  nga dëbora dhe temperaturat në Arabinë Saudite kanë rënë në -2 gradë Celcius.

Këto imazhe me akull në dunat e rërës në Sahara sjellin një pamje tejet të pazakontë për këtë vend. Ndërsa në Arabinë Saudite, banorët mbushën shkretëtirën në rajonin e Aseer për të shijuar borën. Pamjet mahnitëse tregojnë qytetin e vogël të shkretëtirës algjeriane Ain Sefra, të mbuluar nga një shtresë dëbore. Ain Sefra, i njohur si Porta e Shkretëtirës, ​​është rreth 1.000 metra mbi nivelin e detit dhe është i rrethuar nga Malet Atlas.

/ora