12042617_510172432477002_4682868654428116611_n
Shkodra nis protestat kundër qeverisë. Paraditen e sotme qindra qytetarë kanë dalë nëpër rrugë me pankarta në duar, ku shkruheshin parrulla kundër politikave që kanë të bëjnë me taksat, arsimin, biznesin, punësimin etj.

Protestuesit janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit ku kanë qëndruar për disa minuta.

Rama kishte planifikuar të shkonte në Shkodër pak ditë më parë, për të inspektuar nga afër aksionin e tatimorëve, por vizita u anullua për shkak të një problemi shëndetësor që ai pati.

Ndërkohë lidhur me këto protesta ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha. Sipas tij Shkodra nisi revolucionin demokratik si rrugën e vetme për të shpëtuar bizneset nga kthetrat e mafias shtetërore.
123