Asambleja e Jashtëzakonshme e Shoqatës së Bashkive është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur të heqë nga pozicioni i kryetares së shoqatës Voltana Ademin. Në vend të Ademit, është emëruar kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu. Pas asamblesë Ndreu u shpreh se u zgjodh një ekip drejtues i ri i shoqatës, e cila kishte dy vite që nuk mblidhej.

“Kërkuam mbledhjen e jashtëzakonshme të asamblesë, u zgjodh kryesia e përbërë nga tre vetë, unë u zgjodha kryetar. Ne nuk merremi me fantazira, në shoqata aderojnë bashkitë dhe jo kryetarët, nuk ka të bëjë me emrin e kryetarit, nuk kanë të bëjnë emrat“, tha Ndreu.