Një javë pas votimit në parlament, vendimi për shkarkimin e presidentit Meta është afishuar dhe në fletoren zyrtare. Çështja është depozituar dhe në Gjykatën Kushtetuese, por ende nuk është administruar prej saj. Pas shkarkimit prej parlamentit, Gjykata Kushtetuese do të japë dhe vendimin final mbi fatin e presidentit Meta, i cili nuk ka njohur asnjë nga veprimet e deputetëve për ta larguar nga detyra.

Shkarkimi i presidentit u votua nga 104 deputetë, me motivacionin e shkeljes së kushtetutës.