Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të futur në rendin e ditës shkarkimin e Ilir Metës. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Blushi bën me dije se çdo shkelje dhe manipulim që sipas tij është bërë në zgjedhjet e 25 prillit, duhet të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit.

Ai gjithashtu thekson se qytetarëve shqiptarë nuk mund t’ju grabitet vota dhe vullneti i shprehur përmes saj.

“Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë. Ndryshimi është brenda në kuti. Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor.”, tha Blushi.