Portieri i Kamerunit, André Onana është “përjashtuar” nga grupi i ekipit për arsye disiplinore. Gjithcka ndodhi para ndeshjes së sotme kundër Serbisë në Botërorin 2022. Një burim “federal” ka bërë të ditur masën e marrë ndaj portierit titullar, pak minuta para fillimit të ndeshjes: “Onana është jashtë skuadre, e ndërlikojmë pak jetën vetë”, duke shtuar se portieri i Interit do të zëvendësohet nga Devis Epassy, i cili luan me Abha të Arabisë Saudite. 26-vjeçarit iu kërkua të largohej nga grumbullimi. Në fakt Botërori i tij tashmë ka përfunduar. Onana do të largohet nga Katari mes të martës dhe të mërkurës.

 

Vendimi dyshohet se është marrë nga trajneri Rigobert Song për arsye disiplinore. Sipas asaj që është raportuar nga cfootmag.com, portali informativ sportiv kamerunas, Onana dyshohet se ka kundërshtuar vendimet e trajnerit, në mbledhjen para ndeshjes. Në veçanti – kështu raportohet – ajo për t’i besuar ish-mbrojtësit të Torinos, Nicolas Nkoulou. Në themel të mosmarrëveshjes, raportojnë burime të tjera, ka edhe dallime në stilin e lojës dhe qëndrimin e portierit në fushë. Song e ka gjykuar lojën e tij si shumë të papërgjegjshme.

ONANA BËN TIFO PARA TV