photo_4_1_10467
Besohet se Elvis Gacaj ka qënë shënjestra kryesore në mos e vetmja në vrasjen e dyfishtë që ndodhi sonte në Tiranë, ngjitur me Urgjencën e qytetit.

Aurora Oskyan qe humbi jeten ka qënë aplikante për shkollën e policisë ndërsa Kevin Rugova qe po ashtu mbeti i vrare ne vend nuk ka rekorde të mëhershme kriminale.

Vetë Elvisi është plagosur rëndë.

Ende nuk dihet autori I vrasjeve qe besohet se ka qene I vetem. Nje person I katert qe ka qene ne makine dhe ka shpetuar nga bresherite e automatikut ka arritur te largohet pa shenja plage. Aktualisht vajza me inicialet E.GJ po pyetet ne komisariat per rrethanat e ngjarjes.

Gacaj është dënuar të paktën dy herë nga drejtësia shqiptare, njëherë për vrasje dhe një herë tjetër për plagosje. Vrasjen ekreu në vitin 1992 kur ishte 18-vjeç. Ai ka vrarë aksidentalisht me thikë shokun e tij, duke e goditur në njërën kofshë, i ka prerë arterien kryesore dhe ai ka gjetur vdekjen në spital.

Më pas është arrestuar në korrik të 2008 për shkak se dyshohej për plagosjen për motive të dobëta të shtetasit Sefer M., ngjarje kjo e ndodhur më datë 26 korrik të atij viti.

Vetë Gacaj i ka shpëtuar një atentati ndaj tij kohë më parë.

Zona ku është kryer vrasja ka rënë në sy të forcave të antidrogës kohët e fundit për shkak se preferohet nga shitësit dhe trafikantët. Me rrugica të shumta, levizje njerëzish, shumë bare dhe restorante si dhe prani të madhe rinore është tërheqëse për përdoruesit dhe shitësit në të njëtën kohë.

Në të njëjtën bllok pallatesh humbi jetën disa muaj më parë këngëtari virtuoz dr.Flori si rezultat i mbidozës.