Ernest Muci nuk ka lëvizur nga Tirana edhe në mbylljen e dritares së transferimeve në Austri. Bardheblutë (drejtuesit) shpresonin shumë që të kurorëzonin me sukses lëvizjen që do ta bënte Muçin lojtarin më të shtrenjtë në historinë e klubit, trajneri (Shehi) jo dhe aq. Në fakt nga Austria vinte rreziku kryesor për sulmuesin bardheblu, me Rapid Vjenë që kishte vendosur 600 mijë euro në tavolinë për 19 vjecarin, ofertë që nuk kishte bindur bardheblutë, që prisnin vetëm një përmirësim të propozimit austriak, për mbajtjen e 10 % të kartonit në shitjen e ardhshme.

Kushti nuk u pranua dhe kjo sic duket ka cuar në dështimin e operacionit, të paktën në janar. Gjithcka e qetë, për sulmuesin e trajnerin Orges Shehi që po mundohen të përqendrohen në stërvitje dhe vetëm tek Tirana, por është dicka e vështirë, duke qenë se rreziku nuk ka kaluar ende.

Presidenti Refik Halili ka pretenduar gjithnjë një interesim edhe të Young Boys, me të cilët së fundmi negocioi me sukses huazimin e Seferit dhe në këtë pikë, për të siguruar qendrimin e Mucit në skuadër deri në fund të kampionatit, Shehi duhet të durojë edhe një javë. Merkato në Zvicër përfundon në datën 15 shkurt e deri atëherë, një ofertë më shumë se 600 mijë eurot aktualë, apo pranimi i 10% të famshëm mund të bëjë që Muci të marrë valixhet për në Zvicër….