Kandidati për kryetar i PD-së, Agron Shehaj, ka shkruar në një postim në Facebook nëse ai do të zgjidhet në këtë post do ta shndërrojë këtë parti në parti të anëtarësisë.

Shehaj shprehet se me të në krye të demokratëve, anëtarët do të votojnë për çdo vendim të rëndësishëm të partisë me anë të një platforme online. Po ashtu, ai zotohet se do të jetë në komunikim të përditshëm me anëtarët duke theksuar që nuk do t’i përdorë ata si mjet për pushtetin.

“Partia që unë do drejtoj, nëse e fitoj këtë besim, do jetë partia e anëtarësisë. Kandidatët për deputetë do të zgjidhen sipas parimit një anëtar një votë. Anëtarët do të votojnë për çdo vendim të rëndësishëm të partisë me anë të një platforme online. Unë do jem në komunikim të përditshëm me anëtarët dhe nuk do i përdor ata si mjet për pushtetin.
Unë do punoj për demokratët e thjeshtë. Bashkë do të fitojmë dhe do të ndryshojmë Shqipërinë”.