SHBA-ja pritet të sanksionojë sot fëmijët e rritur të presidentit rus Vladimir Putin kur të nxjerrë paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë.

Sanksionet mund të vendosen ndaj dy vajzave të tij, për shkak të pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës, sidomos pas masakrës në Bucha.

Administrata Biden po mendon një zgjerim të sanksioneve ndaj Sberbank, institucionit më të madh financiar i Rusisë.