Zëdhënësi i Pentagonit të SHBA-së, John Kirby, ka lavdëruar luftëtarët ukrainas që ishin të bllokuar në fabrikën e çelikut të Mariupolit për të mbrojtur qytetin, shkruan BBC.

Siç kemi raportuar, qindra luftëtarë u larguan nga vendi të hënën dhe të martën. Ata kanë qëndruar të izoluar në fabrikë që kur trupat ruse rrethuan Mariupolin në fillim të marsit.

Ushtarët ukrainas i rezistuan forcave ruse me guxim dhe mjeshtëri dhe është e admirueshme se për sa kohë ata arritën të qëndronin dhe të duronin brenda fabrikës. Dhe presidenti Zelensky iu referua atyre si heronj,  mendoj se ne të gjithë jemi dakord me këtë.” nga John Kirby Zëdhënësi i Pentagonit të SHBA-së.