Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar sot pritjen e George W Bush në Tiranë. Shefi i atëhershëm i Shtëpisë së Bardhë, Bush erdhi në Tiranë 14 vite më parë, në të parë vizitën të një presidenti amerikan në vendin tonë. Presidenti amerikan në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e atëhershëm, Sali Berisha, vlerësoi nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së.

Në një postim në rrjetet social, Berisha e cilëson si ditë historike në marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Një ditë historike në marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Vizita e Presidentit George W Bush në Shqipëri,” shkruan Berisha.

Ish-kryeministri është shpallur së fundmi “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Berisha pretendon se ky vendim nuk është bazuar në prova dhe ka paditur për shpifje sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.