Identiteti i krijuesit të Bitcoin është prej vitesh një mister, por SHBA mund të jetë pranë zbulimit të ‘Satoshi Nakamoto’

Misteri rreth Satoshi Nakamoto, krijuesi i panjohur i Bitcoin, mund të zgjidhet nga një gjyq në Florida.

Familja e një burri të vdekur në fakt ka paditur ish-partnerin e tij të biznesit për kontrollin e aseteve të aleancës së tyre, një thesar prej 64 miliardë dollarësh.

Familja e Kleiman dëshiron të provojë se ai dhe partneri i tij Craig Wright janë në të vërtetë Satoshi Nakamoto.

Monedha e njohur Bitcoin ka njohur një rritje ‘të frikshme’ kohët e fundit duke kapur shifrën e rreth 68 mijë dollarë dhe është kriptomonedha me vlerën më të lartë në tregun virtual.