Në Ditën Botërore të Lirisë Së Shtypit ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim shprehet se SHBA-ja mbështet lirinë e shtypit si edhe sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të medias në të gjithë botën duke përfshirë edhe Shqipërinë. Po ashtu Kim thekson se Demokracia kërkon liri të shprehjes dhe qasje në informacione të faktuara e të sakta të cilat sigurohen nga media të pavarura.

Ndërsa ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, Soreca thotë se liria e shtypit është një gur themeli i shoqërisë dhe se mund të lulëzojë vetëm nëse qytetarët kanë qasje në informacion të besueshëm.