11742699_887073418039281_7250108243232339916_n
Ismail Morina, i njohur me emrin Ballisti, personi që ngriti dronin me banderolën e Shqipërisë së Madhe në Beograd ka pranuar të rrëfejë detaje të një prej historive më të përfolura të këtij viti. Natën e 14 tetorit ai ka preferuar ta tregojë në një intervistë për gazetarin dhe komentatorin sportiv Dritan Shakohoxha. “Ismail Morina trim dai, me flamur ne beograd ka hi.Te henen ne kanali T ne Digitalb ora 22.00. Ai qe valviti flamurin me te bukur ne bote do na tregoje naten e 14 tetorit qe hyri ne histori”, shkruan Shakohoxha në Facebook. Rrëfimi i Morinës vjen menjëherë pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë i dha të drejtë Shqipërisë duke i dhënë 3 pikët në tavolinë për ndeshjen.