Shakira e Gerard Piqué janë në krizë: sipas asaj që bën të ditur El Periodico, këngëtarja kolumbiane ka zbuluar se është tradhëtuar nga mbrojtësi i Barcelonës, me të cilin ka një lidhje që nga 2011 e me të cilin ka dy fëmijë Milan dhe Sasha. Tani Piqué, gjithnjë sipas gazetës, është kthyer të jetëojë vetëm.

shakira-pique-relationship-goals.pngGerard Pique dhe Shakira megjithatë nuk do ti futen telasheve gjyqësore sido të shkojë historia, duke qenë se pavarësisht që kanë shumë vite bashkë nuk e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. “Martesa më tremb shumë. Nuk dua të më shikojë si grua. Preferoj të më shikoj si vajza e tij, si e dashura. Pak a shumë si ‘fruti i ndaluar’” kishte thënë pak kohë më parë Shakira. Sic duket edhe kjo mënyrë e të ndërtuarit të raportit nuk ka qenë krejtësisht efikas, për të shmangur tradhëtinë, edhe pse për momentin nuk ka emër të personit, që futi ciftin në krizë…