Ylli i popit kolumbian, Shakira mund të gjykohet për evazion fiskal prej 14.5 milionë eurosh (17 milionë dollarë) në Spanjë, ka vendosur një gjykatës në një gjykatë pranë Barcelonës.

Ka “prova të mjaftueshme” për të mbajtur një gjyq për evazionin fiskal të dyshuar nga Shakira për vitet 2012, 2013 dhe 2014, tha magjistrati hetues në një vendim.

Gjykatësi Marco Jesus Juberias shkroi se Shakira jetoi më shumë se 200 ditë në Spanjë në secilën prej atyre tre viteve, duke e bërë atë të detyrueshme për të paguar taksat në vend. Juberias tha se në hetimet e deritanishme agjencia e taksave e Spanjës dhe avokatët e Shakira kanë argumentuar mbi kuptimin e “vendbanimit kryesor”.

Raportet e mediave spanjolle thanë se ekipi i Shakira argumentoi se vendbanimi i saj kryesor ishte në Bahamas. Por media lokale gjithashtu tha se ajo ka një shtëpi në zonën e Barcelonës, me partnerin e saj prej një kohe të gjatë, mbrojtësin e FC Barcelona Gerard Pique, me të cilin ka dy fëmijë.

Gjyqtari, në gjykatën në Esplugues de Llobregat, shkroi se Shakira dhe një këshilltare financiare, e emëruar gjithashtu në vendim, përdorën një sërë kompanish në parajsat tatimore jashtë vendit për t’u përpjekur për të fshehur burimet e të ardhurave të saj gjatë atyre viteve.

Duke reaguar ndaj vendimit, përfaqësuesit e këngëtares i thanë CNN në një deklaratë të enjten: “Ky është një hap i pritshëm në këtë proces. Ekipi ligjor ruan besimin dhe bashkëpunimin e tij me Drejtësinë dhe nuk do të ofrojë asnjë koment të mëtejshëm për këtë çështje.”