Shakira nuk do të marrë më këshilla bukuria nga nëna e bashkëshortit të saj, Gerard Pique dhe për këtë ka një arsye mjaft të fortë.
Këngëtarja ka ndarë në “British Vogue’s Life in Looks” disa nga momentet e saj më të mira të veshjeve dhe paraqitjes së jashtme. Ajo nisi me veshjen e një kërcimtareje që e pati veshur në vitin 2000, por më pas rikujtoi publikisht një pamje që nuk i pëlqen aspak.

“E tmerrshme”, tha ajo kur pa foton e vitit 2012 ku dukej si rrallëherë me flokë të shkurtra dhe të drejta.

Ajo “fajësoi” vjehrrën e saj për modelin e flokëve që kishte atë periudhë.

“Ajo më tha, ‘pse nuk i pret flokët? Të janë dëmtuar’. Gabimi më i keq i jetës sime”, tha ajo duke qeshur, dhe më pas u kthye nga kamera duke iu drejtuar virtualisht nënës së futbollistit:
“Nuk do të marr këshilla bukurie më nga ti”.
Shakira dhe Gerard Pique janë një ndër çiftet më të njohur e të komentuar të showbiz-it, të cilët janë bashkë që prej vitit 2011. Ata bashkëjetojnë dhe janë prindër të dy djemve, ndërsa në postimet e tyre në rrjete sociale kanë treguar vazhdimisht se janë një familje tepër e lumtur.