Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka mbajtur fjalimin e parë shqip të bërë në Serbi një ditë më parë në seancën plenare.

Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të kryeparlamentarit serb Ivica Daciç, Kamberi vazhdoi të flasë në shqip ndaj vendimit të  Gjykatës së Lartë në Beograd që ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Kamberi përmes një postimi në Facebook, ka publikuar dhe fjalimin e plotë, ku thekson se me këtë veprim Gjykata e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”.

“Sot është e një ditë e veçantë. Është ditë e parë pasi që një Gjykatë e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”. Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Për gjykatën e lartë nuk vlenë më as vendimit i Gjykatës së Apelit në fund të vitit 2018, e cila pati sanksionuar përdorimin e termit ““šiptar” si gjuhë urrejtje.  Nuk vlenë as mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Bërnakica Jankoviç, që e ka cilësuar përdorimin e termit “šiptar” si nënçmues, fyes dhe shkelje  e Ligjit për Ndalimin e Diskriminimit”, ka thënë ai.