Mjeku i njohur Tritan Kalo e ka nisur javën me një lajm të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë, por edhe për shërbimin mjekësor. Sipas tij, në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë shtrim të ri në radhët e pacientëve me Covid-19 në spitalin Infektiv. Kalo shkruan se ndërgjegjësimi, masat dhe vaksinimi në ritme të përshpejtuara po na bëjnë më të fortë në luftën kundër armikut të padukshëm.

Po ashtu mjeku thekson se ende nuk jemi në kohën kur duhet të festojmë për faktin që s’kemi pasur të sëmurë të paraqitur në spital, sepse kemi ende rrugë përpara për të dalë nga tuneli i pandemisë. Por Kalo shton se dalja prej këtij tuneli më afër se kurrë.