Maqedonia e Veriut do të furnizohet nga Serbia me 8 mijë vaksina të kompanisë “Pfizer” kundër Covid-19.

Lajmi u bë i ditur sot nga kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i cili tha se ka pranuar ndihmën nga Serbia dhe se ka përshëndetur gjestin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.  duke thënë se është shenjë e mirë solidariteti.

“Javën e fundit kemi kërkuar mbështetje edhe nga vende tjera, për të filluar më shpejt me vaksinimin, derisa në shkurt do të vijnë 5.850 vaksinat e para. Sot kemi biseduar me presidentin serb dhe ata pranuan që të na ndihmojnë”, theksoi Zaev.

 Vuçiç ka ofruar që vaksinat të jepen në formë të donacionit, por autoritetet e Maqedonisë kanë insistuar që ato të paguhen dhe më pas janë dakorduar që të paguhen sipas çmimit furnizues.