Serbia është kthyer në vendin e parë të Europës, që ka nisur fushatën e vaksinimit masiv kundër koronavirusit, duke përdorur vaksinën kineze të kompanisë Sinopharm. Zyrtarë shëndetësorë dhe qindra ushtarë pa uniforma kanë pritur në rend për të marrë dozën e parë të kësaj vaksine.

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, ka thënë se ai dhe më shumë se 700 anëtarë të ushtrisë janë vaksinuar me vaksinën kineze.