Sekretari amerikan i Shtetit reagon për vdekjen e ish-presidentit Nishani
31 May 2022
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Blinken vlerëson kontributin e Nishani në forcimin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë.
“Ne ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për largimin nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneritetin tonë të qëndrueshëm lënë pas një trashëgimi jetëgjatë”, shkruan sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Nishani u shua në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji, pas rëndimit të gjendjes shëndetësore. Më herët ai u shtrua në Sanatorium por gjendja e rëndë e mushkërive i detyroi familjarët për ta nxjerrë jashtë vendit.
Çfarë raporti ka me Jasminën, flet Ardian Bujupi
Horoskopi Ditor E Enjte 7 Korrik 2022
Dyshohet se u hodh nga kati i katërt, ndërron jetë gazetari Kastriot Myftaraj
Opozita në protestë përballë Kryeministrisë, Rama niset drejt Vlorës
Rezoluta e Srebrenicës, Berisha: Rama është vasal i Vuçiç-it dhe Ballkanit të Hapur