Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se familja e Michael Jackson po planifikon të lancojë disa këngë të papublikuara më parë nga Michael.

Sipas tyre, vëllezërit e tij Jackie, Jermaine Marlon, dhe Tito po planifikojnë  të nxjerrin rekordin e tyre të përbashkët që nga 1989. “Do të ishte mirë të ishim përsëri në një album me Michael. Ne duam të shohim se çfarë është e mundur dhe çfarë funksionon.”, u shpreh vëllai i tij Tito gjatë intervistës për The Sun.